Libër për Baba Edmond Brahimaj
30-vjetori i rikthimit të lirisë së besimit përkon edhe me mbushjen e plotë një dekade që Haxhi Dede Edmond Brahimaj drejton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
Në këtë vit të rëndësishëm, në selinë e shenjtë në Tiranë u promovua një album fotografik mbi jetën dhe veprimtarinë e Haxhi Dede Reshat Bardhit si dhe libri “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve” i autorëve Nuri Çuni dhe Kujtim Boriçi.
Botimet sjellin dokumente arkivore, kujtime, vlerësime, mesazhe e foto të dy prej udhëheqësve shpirtëror që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përcjelljen e vlerave të Bektashizimit.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj risolli në vëmendje vështirësitë që kanë hasur besimtarët gjatë kohës së diktaturës dhe pas saj.
Pavarësisht sfidave sakrificave Kryegjyshi Botëror u shpreh se bektashizmi do të vijojë misionin e trashëgimit të paqes e urtësisë.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, çmoi kontributin e klerikëve bektashinj.
Në përfundim të promovimit, pjesëmarrësit në event, mes të cilëve përfaqësues të komuniteteve fetare, politikës e kulturës, vizituan ekspozitën me foto e dokumente, të cilat pasqyrojnë rrugëtimin e Bektashizimit në dekadat e fundit.

