Video/ Furgoni i ngarkuar me goma merr flakë në ecje në aksin Krahës-Memaliaj
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 08:53
Një furgon i ngarkuar me goma makinash ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 22 qershor në aksin nacional Krahës-Memaliaj.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se shoferi ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka shpërthyer flaka në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.
Shoferi, Kliton Mullai ka ndaluar menjëherë dhe ka dalë jashtë. Bë vendin e ngjarjes arriti zjarrfikësja e Memaliajt, por nuk u arrit që të shpëtohej furgoni nga djegia dhe malli që ndodhej brenda.
Mësohet se destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.
