Mbërrijnë përmes Rinasit 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në vendin tonë përmes aeroportit ''Nënë Tereza'' 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama në Facebook i cili sasie totale e vaksinave anticovid ka shkuar në 1,079,650.

Rama: Aeroporti “Nënë Tereza” - Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

Kujtojmë se këto vaksina do të vazhdojnë të vijnë çdo javë deri në muajin gusht  si një dhuratë nga Bashkimi Evropian për vendin tonë.