Zjarr i madh në kullotat e një fshati në Gjirokastër, dyshohet se e kanë vënë barinjtë për kullota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 22:05
Zjarr i madh në kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri Bashkia Gjirokastër.
Momentalisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari.
Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar rëndë zonën që shërben për bagëtitë.
Sipas informacioneve të fundit deri tani janë djegur 1 hektarë kullotë.
Ndërkaq forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës nën drejtimin e shefit të PMNZSH, Kujtim Bizhga kanë shkuar në vendngjarje duke luftuar me flakët.
Mësohet se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi prekjen e sipërfaqeve të tjera në zonë.
Policia e Gjirokastrës ndërkohë po heton dhe ka identifikuar 2 zjarrvënës të cilët priten të prangosen.

