Vulosja e "339/1", Balliu: Ndërrimi i kuajve të drejtësisë fasadë, drejtësia e kontrolluar nga Rama çon në burg fakira

Gjykata e Durrësit mbylli sot një nga dosjet më të bujshme, atë "339/1" të krimeve elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke lënë në burg 21 komisionerë.

Por, edhe pse të kapur në përgjime, zyrtarët e lartë ia hodhën paq edhe kësaj here.

Analisti, Fahri Balliu, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora, thotë se vendimi i sotëm provon se drejtësia e re është e marrë peng dhe si e tillë është e pamundur për të trajtuar çështje me thellësi profesionale.

"Është një faktet ilustrues të fortë që drejtësia nuk e ka marrë rrugën e  vet të vërtetë, nuk është në gjendje, nuk ka fuqi, është e marrë peng për të trajtuar me thellësi profesionale, për tu shkuar deri në fund gjurmëve të krimit, shkakut dhe pasojës dhe lë jashtë autorët e vërtetë të këtij krimi zgjedhor. Kjo tregon se është vetëm një fasadë çështja e  ndërrimit të kuajve të drejtësisë, thelbi mbetet po ai: Drejtësia është në dorë të kryeministrit Rama, i cili çon në dyert e burgut çdo fakir fukara që është gënjyer dhe ai mbi bazën e premtimeve dhe parave por nuk çon as projektuesit, as zbatuesit qëndror që kanë fuqinë e pushtetit për ti urdhëruar këta fakirë që sot janë në derën e burgut.

Po të isha unë do të nxirrja të 21 sot, po të fusje në burg atë që duhet, drejtorin e policisë, ministrat që kanë komunikuar, shefa komisariati, qoftë edhe ndonjë polic kapadai që rron jo me rrogën e policit në shtet por e policit në PS. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë që duhet ti tërheqë vëmendjen gjithëkujt por këtu nuk ka më se kujt me i tërheq vëmendjen. Turma e kriminelëve dhe krimeve është bërë aq e një ngjyre sa nuk ke kë të veçosh, kujt ti ankohesh dhe te kush të shpresosh. Por propagandë bajate për vendosjen e drejtësisë dhe suksesin e reformës nuk mund të durojnë veshët më. Ky ishtë një nga shembujt".

Me mbylljen e kësaj dosje, bie edhe një nga kauzat kryesore të opozitës kundër mazhorancës, shitblerja e votës. Por Balliu ka një tjetër këndvështrim.

"Ato u provuan, nuk rrëzohen. Kjo është e zgjedhjeve të shkuara, këtu nuk kanë filluar me zgjedhjet e reja që ishin zgjedhjet e fundit. Për shkak se nuk u ndëshkua atëherë, u thellua dhe perfeksionua nga pikëpamja inxhinierike vjedhja e votës, u çua në një nivel që duhet të merren sektorë që studiojnë ndërhyrjen ruse në Amerikë, duhet të merren me kartat e identitetit dhe patronazhistin, një lojë ku hyn elektronika, politika dhe paraja. Nuk mund të themi që u rrëzua apo fitoi. Për të fituar nuk ka fituar kauza e opozitës, për tu rrëzuar nuk është rrëzuar se këta nëpër burgje janë, ngrihen dhe ulen. Vetë fakti se janë 21 veta ti nuk mund të këpusësh zinxhirin.

Atyre u është kërkuar vetëm kaq, mos përmendni emra mbi ju.Ata nuk kanë përmendur emra, marrin 1/3 e dënimit, e mbyllin këtë punë, marrin edhe ndonjë lekë fshehurazi nga patronazhistët. Është një tablo për tu keqardhur, janë njëmijë herë më të virgjëra diktaturat se ato nuk e lejojnë votimin e lirë dhe je i qetë. Do votosh për atë ose do të hysh në burg. Kjo farsë është çmimi më i lartë që po paguan shoqëria shqiptare dhe populli shqiptar.Njësia, kur themi popull, nuk ka shkallën e lartë të ndërgjegjësimit aktual se çfarë po i ndodh dhe çfarë po i rrëmbet asaj, por do të ndjehet në pasojat që do të vijnë".

Ping-pongun e SPAK me Prokuroritë për këtë dosje, Balliu i sheh si marifete për të ulur gjithë nervin që shkakton kjo situatë.

Vulosja e "339/1", Balliu: Ndërrimi i kuajve të

"SPAK-u ka punuar në mënyrë të suksesshme që të heqë S dhe të mbetet PAK-u. Ky është PAK-u, lojërat me prokurorinë janë ato marifetet që dinë ti bëjnë këta prokurorët që të ulin temperaturën e opinionit, shtypit, gjithë nervin që shkakton kjo situatë. Ata e gjuajnë njëherë këtu, njëherë aty, deri sa bie ajo.Nuk mund të them që ata e fshehën pazotësinë e tyre sepse ata bënë lajmërime për persona të vdekur dhe nuk dha njeri dorëheqjen. Për këtë lajmërim për një person të vdekur dikush atje në hiarkinë e PAK-SPAK-ut duhet të jepte dorëheqjen që lajmëroi një të vdekur.

I vetmi personazh që i ka dhënë një model letërsisë që ja kalon edhe Markesit, SPAK dërgon lajmërim për të vdekurit, parodi gogoliane.Në këto kushte nuk të jep aspak buzëqeshjen e një suksesi, të një kohe të re, gjurme të re, stili të ri. Këto janë marifete që janë pjekur e bërë që në prokuroritë e Aranit Çelës e Rrapi Minos, edhe këta pjellë e tyre janë.Këta më mirë thërrasin  atë të vdekurin sesa ministrin apo drejtorin e policisë. Këto janë punë ministrash, e neomeklaturës së lartë, ata duhet të thërrasë SPAK, të tjerat janë fjalë".

Hetimi i krimeve zgjedhore ka qenë një nga kushtet kryesore edhe nga BE për negociatat, hapja e të cilave duket më pranë se kurrë nëse pengesë nuk bëhet vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë për Balliun ky proces lidhet me faktorë gjeostrategjikë dhe as pak me përmbushjen e detyrave nga kjo qeveri.

"Kjo quhet e kryer me idenë që këtu mos prisni që të ketë votime. Sa për 15 pikat dhe raportin me BE, BE do të bëjë një pranim apo çelje që lidhet me faktorë gjeostrategjikë, nuk ka të bëjë fare. Ky jo 15 pika që nuk realizon, por bën 20 të tjera. Tani nuk do t'ia dije vare sa pika mund të ngrihen por përfiton nga konjuktura dhe relacione gjeostrategjike midis BE dhe Amerikës, BE dhe botës anti-BE dhe anti-euroatlantike.Nuk ka të bëjë kjo me asgjë që kjo si qeveri ka realizuar sepse vete thellë e më thellë e zhytur në krim të organizuar.Mjafton të shikosh ndërtimet, gjej burimin e lekëve, mbaron filmi.Ajo është qeveria e sotme, ai është portreti i Edi Ramës".

I pyetur se çfarë pret të ndodhë nesër në Luksemburg në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe a është e mundur një ndarje me Maqedoninë e Veriut, analisti jep këtë koment.

"Ka dy plane. Plani i realizimit të objektivave që ka kërkuar BE nga Shqipëria është zero, asgjë nuk ka realizuar. Analiza do të jetë vetëm në plane gjeostrategjike dhe politike të nivelit të lartë.Maqedonia e Veriut ka shumë avantazh ndaj Shqipërisë sa i përket zgjedhjeve të lira, rezultateve të forta në luftën kundër krimit. Këtu nuk ke, rezultat është krimi.Bashkimi që i bëjnë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhet me faktin e konceptit gjeostrategjik, për atë punë jemi bashkë".