Qyno: Kanabisi të legalizohet dhe të përdoret për qëllime farmaceutike, të mos luftohet
Në një intervistë për Ora Neës, gazetari Elton Qyno tha se trafiku i drogës drejt Italisë është shumë më i madh se 60 ton në vit që është deklaruar nga autoritetet.
Qyno tha se lidhur me legalizimin e kanabisit ka pasur disa iniciativa, dhe theksoi se hashashi duhet të përdoret për qëllime farmaceutike.
Qyno: Policia ka bërë me dije sasinë e kapur të drogës, por ne nuk e dimë se cila është kjo sasi që ka hyr ënë territorin italian pa u kapur. Pra sasia e pakapur është shumë më e madhe se ajo e deklaruar prej 64 tonësh në një vit. Lidhur me hashashin shumë vende evropiane e kanë ligjëruar këtë drogë për përdorim dhe nuk përbën ndonjë shqetësim për popullatën dhe ekonominë vendit. Kjo është një lloj droge që rrit ekonominë e vendit, lidhur me ushtrimin e bizneseve farmaceutike apo vaji.
Sigurisht që për një veprimtari të tillë duhen kushte të caktuara, dhe padyshim ka një vjelje taksash. Në vendin ka qenë një nismë e deputetit Koço Kokëdhima për legalizimin e hashashit. Ne duhet të fillojmë qysh sot për këtë proces legalizimi, sepse nëse bëjmë llogari sa konsum kemi, sa e trafikojmë dhe sa persona në burg kemi, padyshim që duhet të krijohet një program që kjo bimë narkotike të mos i kushtohet ndjekje nga policia, por të legalizohet. Të vilet ashtu sikurse bëhet me lulet e ndryshme nga ana e depove farmaceutike.
Qyno shtoi se kanabisi mund të hidhet në treg si një bimë që hidhet si një bimë e ligjshme në mënyrë të certifikuar në mënyrë farmaceutike.
Qyno: Kjo bimë duhet të hidhet si një bimë farmaceutike dhe shëron diçka dhe jo si një bimë që na fut në burg. Të hidhet në treg si një bimë që hidhet si një bimë e ligjshme në mënyrë të certifikuar në mënyrë farmaceutike. Të mos e luftojmë kështu me këto forma, polici, burgje e shërbime provash. Këto masa të analizohen sa kosto kanë në buxhet. Nëse e legalizojmë kanabisin për qëllime farmaceutike, sigurisht që do të kemi një gjendje ndryshme.
