Rama sqaron pse mori mandatin në Durrës: Do jetë në zemrën time, nga Vlora nuk ndahem as sot as mot

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të tij për të përfaqësuar zgjedhësit e Durrësit.

Në një postim në tëitter, Rama thotë se Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën e tij.

"Me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot" thotë Rama.

Ndërsa Durrësin, Rama e sheh si vendin ku mandati i tretë i PS në qeverisje dhe i tij si kryeministër duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt Shqipërinë e 2030.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përfaqësojë zgjedhësit në Durrës aty ku mori 15 871 vota rreth 4 mijë më shumë se në Vlorë. Në Durrës pas tij renditej Ana Dhamo.

Pas këtij vendimi mandatin në Vlorë e merr Teuta Ramaj e cila ishte renditur e nënta në Vlorë dhe ku mori 1738  vota. Tashmë do të jetë KQZ që do të miratoje dhe listën e deputetëve që do të ulen në parlament në shtator.