Video/ Argjentina cinike, fiton 1-0 me Paraguain dhe kalon më tej në Copa America
Lionel Messi me shokë, arritën objektivin minimal për të avancuar në fazën tjetër të Copa Americas.
Në ndeshjen e tretë të tyre në Grupin A, skuadra albiceleste u imponua 1-0 ndaj Paraguait me shumë vështirësi e nga ana tjetë edhe rrezikoi shumë.
Paraguai ishte më lart me qarkullimin e topit dhe goditjet në portë teksa Argjentina shfrytezoi më mirë rastet dhe falë një goli të Papu Gomez në 10' mori tre pikë që e kualifikojnë më tej dhe në ndeshjen e fundit do të luaj sa për statistikë.
Në sfidën tjetër të këtij Grupi, Uruguai dhe Kili u ndanë në barazim zhgënjyes që më shumë i bën punë Kilit pasi tani është vendin e dytë.
Cavani dhe Suarez kanë zhgënjyer shumë deri tani në Copa America dhe ende nuk kanë marrë një fitore kur kanë edhe dy takime të tjera për të luajtur.
