Konispol, fëmija 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, transportohet me urgjencë në spital

Një ngjarje aksidentale është shënuar në Konispol, ku një fëmijë 4 vjeç nga Konispoli u rrëzua nga ballkoni teksa po luante.

Mësohet se 4-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku aktualisht po merr mjekim mjekësor.

Sipas bluzave të bardha fëmija, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.