''Vrasja bëhet, por s'kemi shofer'' detaje të reja nga dëshmia e Klevis Allës për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Klevis Alla, me statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, po bashkëpunon me prokurorinë lidhur me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Klevis Alla ka deklaruar se Nuredin Dumani e ka kontaktuar rreth marsit dhe prillit te 2020 dhe i ka thënë që duhet të shkojë tek shtëpia e tij.

"Kur vajta aty me tha bëju një xhiro nga shtëpia e Besmirit, por mos fol me ta me tha se ata te dy do te bënin punën e tyre.'' - rrëfen ai.

Ai i ka marrë të dy në makinën e tij dhe i ka dërguar te shtëpia e Besmir Haxhisë.

Klevisi tregon se ka kaluar afër shtëpisë dhe ju ka treguar makinën dhe shtëpi e  Besmirit.

Më pas ata e kanë studiuar me kujdes terrenin dhe kanë rënë dakord se vrasja mund të bëhet, por nuk kishin shofer.

"Pasi ata kane ikur kam mësuar se njeri prej tyre quhej Besian Xhixha. Mbas 2 ose 3 ditësh Nuredini më kërkoi që të bej testin e Covid pasi shoku i Besit, Veri kishte rezultuar me Covid."

Pas këtij momenti ata se kane kryer vrasjen dhe SPAK thotë që plani për vrasjen e Besmirit dështoi nga dy të dyshuarit e më pas u vendos në jetë plani i dytë që vrasja të kryhej nga Talo Çela e Nuredin Dumani.

Që të vërtetonin thëniet e Klevis Alles SPAK i ka vene përballë fotot e te dyshuarve dhe ai i ka identifikuar.

Gjithashtu duhet theksuar se ISHP i ka thënë se Enver Diva rezulton të jetë i prekur me Covid-19 në kohen kur rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla.

Besian Xhixha, 30 vjeç banues në Larushkë të Krujës dhe Enver Diva, 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin u arrestuan si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, vrasje e ndodhur më 27 prill 2020 pranë tregut të makinave në Durrës.

Çela e Dumani që të dy në kërkim, janë personazhe të njohura për policinë të përfshirë dhe dyshuar në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vend pas grabitjes së 4.6 milion eurove në aeroportin e Rinasit.