Urbani humb kontrollin, përplaset me shtyllën te "9 katëshet"

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet në zonën e "9 katëshve".

Një autobus urban ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë anash rrugës.

Dyshohet se ka qenë një defekt teknik që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

Shoferit i është bërë edhe testi i alkoolit, por ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Fatmirësisht aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, pasi zona është një ndër më të populluarat në kryeqytet.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia për të lehtësuar qarkullimin e trafikut.

Urbani humb kontrollin, përplaset me shtyllën te "9