Zbulohet personi i dytë në vrasjen e Fridman Xhaferaj, ja roli i Kristi Buxhekut
Zbulohet personi i dytë në vrasjen e Fridman Xhaferaj. Ora News sjell detaje nga dosja e policisë ku zbulohet roli i Kristi Bixhekut viktima Fridman Xhaferaj dhe njëri nga autorët e krimit Lulzim Spahija alias Arapi, ishin në kërkim nga policia për drogë dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku janë personat kryesorë të dyshuar të vrasjes së Fridman Xhaferaj, i cili në 13 qershor u gjet i pajetë në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë.
Viktima që prej 26 Majit 2021, ishte në kërkim nga policia e Lushnjes për shkatërrim prone dhe largim nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata.
Nga hetimet ka rezultuar se edhe Lulzim Spahija, ishte në kërkim prej 21 Majit, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ora News siguron dosjen e policisë së Korçës, ku evidentohet fakti se në datat 25, 26 dhe 27 Maj 2021, Fridman Xhaferaj, ka qenë në shoqërinë e dy personave të dyshuar për vrasjen, Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku.
Të tre së bashku kanë qëndruar në datat e mësipërme në ambientet e hotel “Dea” në Korçë, gjë e cila është konfirmuar jo vetëm nga verifikimi i regjistrave të këtij hoteli por edhe nga dëshmitë e punonjësve.
Para hetuesve, Aleksandër Xhaferaj, vëllai i viktimës ka deklaruar se:
"Në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllane tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi”.
Përmbyset ekskavatori që shembte pallatin në Kombinat
18 Qershor, 16:04
Ne dosje, thuhet se viktima ka pasur një dëmtim rreth 7 cm në pjesë e pasme të kokës, të shkaktuar me sende të forta.
Ndërsa në rrobat e tij, u gjet fleta zyrtare e lirimi nga burgu i Peqinit.
Ende nuk dihet me saktësi motivet e kësaj vrasje, por policia e Korçës dyshon se krimi mund të ketë ndodhur për prishjen e pazareve në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.


