“Në hetim 51 gjyqtarë e prokurorë të dorëhequr", Qeveria i paraqet prokurorisë rekomandimet
“Cdo gjyqtar apo prokuror që ka abuzuar do të ndëshkohet”. Ministrja Etilda Gjonaj paraqiti masat ndëshkuese të qeverise për ata njerëz të drejtësisë që iu shmangen vetingut. Deri tani janë 51 gjyqtarë e prokurorë që kanë dhënë dorëheqje.
U larguan nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar venttingut, por tashmë do të jenë nën hetim.
Qeveria parashikon masa ndëshkuese për gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dhanë dorëheqje nga postet që mbanin, para se të kontrollohej skeda e tyre financiare, profesionalizmi apo pastërtia e figurës.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i përcolli drejtuesve të prokurorisë reformën brenda reformës. Në terësi, janë 10 ligje me ndryshime, jo vetëm proceduriale, por dhe kundër krimit të organizuar.
"Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vettingut apo edhe për arsye tjetër. Pritshmëria e qytetarëve shqiptar është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, ti vendoset vëmendje nga SPAK dhe GJKKO."
Greqia hap kufijtë nga 28 qershori për vizitorët shqiptarë
18 Qershor, 14:03
Rekomandimet e qeverise synojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit sipas Ministres së Drejtësisë, e cila tha se tani prokurorëve u është dhënë fuqia për të qenë të pavarur.
"Reforma në Drejtësi solli ndryshime të thella ligjore me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësisë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Sot është ndryshuar rrënjësisht struktura e drejtësisë, duke synuar si garantimin e pavarësisë së jashtme dhe brendshme të prokurorëve. Prokurorëve iu është dhënë fuqia për të qenë të pavarur jashtë ndikimit të prokurorit të përgjithshëm apo prokurorisë, pa qenë të ndikuar nga politika, krimi dhënë. Duke rankuar prokurorët me pozicionet me pakën më të mirëpaguar në institucionet shtetërore. Jam e bindur se radha për të treguar përgjegjësinë është te Prokuroria.
Në drejtim të strukturës institucionale, duke kuptuar se secili prej lëtyre organeve ka kompetencat e veta por bashkëpunimi midis tyre duhet të udhëhiqet nga parimi kushtetutës. Ndërmjet institucioneve të drejtësisë duhet të ketë bashkëpunim të fortë dhe ndërveprim. Me qëllim që reforma në drejtësi të përmbushë pritshmëritë që publiku ka kundrejt saj.
Prokurorëve iu dha mundësia për të qenë të pavarur. Me qëllimin kryesor, forcimin e drejtësisë penale. Të gjithë bashkërisht kemi detyrim moral e profesionale, veçanërisht për atë pjsesë të shoqërisë që garantoi ngritjen e institucioneve të drejtësisë që reforma në drejtësi të plotësojë pritshmëritë. Nga zbatimi praktik i dispozitave kushtetuese, ka qasje në kundërshtim me frymën e ndërmarrjen e reformës në drejtësi, ajo e keqkuptimit të pavarësisë, si një instrument që kur keqkuptohet.Mungesa e llogaridhënies dhe pavarësisë.
Për këtë qëllim drejtuesit e prokurorive kanë rëndësi për të garantuar përgjegjshmërinë dhe pavarësinë. Roli i çdo drejtuesi duhet të jetë në funksion të përmbushjes së detyrimeve, marrjen e masave për mirëfunksionimin, por duhet të jetë ura lidhëse nga çdo prokuror për luftën kundër kriminalitetit.
Në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për ti dhënë mbrojtjen e nevojshme. Kjo është pjesë e rekomandimit, apo grupit të rekomandimeve që Këshilli i Ministrave ka drejtuar."
Kryeprokurori, Olsian Çela, foli për një qasje strategjike të institucioneve në goditjen e krimit, ndërsa u bëri apel vartësve të hartojnë plane të qarta veprimi.

