Vrasja në Bllok/ Gjykata konverton dënimin 4 vjet e 8 muaj burg në shërbim prove
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 7 vite burg ish komandon Meviol Bilo për plagosjen e rëndë të Elio Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj.
Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje por për shkak të gjykimi të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj burg.
Por ndonëse në arrati që nga dita e ngjarjes Bilo nuk do të kryejë asnjë ditë burg pasi gjykata ka vendosur që edhe këtë dënim tia konvertojë ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjyukata ka marrë si rrethane lehtësuese argumentin e avokatëve që pretenduan se Bilo kishte qëlluar pasi për shkak se i rrezikohej jeta.
Me këtë argument, ish ushtarakut iu pushua edhe akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata d Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti.
