Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, hiqen kufizimet edhe drejt Italise e Gjermanisë

Këtë verë shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Greqisë, Italisë dhe Gjermanisë, pasi BE e hoqi nga harta e kuqe e koronavirusit. Megjithatë, shqiptarët do të duhet që më vete të kenë me vete një test negative anti-Covid, ose një vërtetim tjetër imunizimi.

Vetëm pak ditë pasi presidenca portugeze e Bashkimit Europian hoqi Shqipërinë nga harta e kuqe e pandemisë, anëtaret e Unionit po lejojnë lëvizjen e qytetarëve.

Fillimisht ishte Greqia e cila zyrtarizoi rekomandimin e institucioneve të Brukselit, e cila përmes Ministrisë së Turizmit sqaroi rregullat e reja.

Prej datës 19 deri në 28 qershor shqiptarët do të lejohen të udhëtojnë për  qëllime  familjare dhe turistike ne vendin fqinj.  

Sa i përket sigurisë anti-Covid, turistët shqiptarë duhet të kenë me vete formularin e udhëtimit në Greqi dhe përgjigjen negative të një testi të shpejtë.  

Greqia i kishte mbyllur kufijtë me shtetin shqiptar qe prej nëntorit.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Gjermania, e cila njoftoi se shqiptarët mund të vizitojnë atë thjesht duke pasur një test negative për Covid, certifikatë vaksinimi, ose vërtetim që e ke kaluar koronavirusin.

Ndërsa Italia ka vendosur që deri në 30 korrik të lejojë udhëtimin e shtetasve shqiptarë  në territorin e saj vetëm për arsye të domosdoshme.

Udhëtarët duhet të jenë të pajisur me test dhe formular udhëtimi.

Ndërkohgë vendet e tjera të Bashkimit Europian janë ende në diskutim për lehtësimin  kufizimeve për qytetarët shqiptarë.