Varrezat publike në Gjirokastër përfshihen nga zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2021, 15:12
Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga një vatër zjarri.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se si shkak i temperaturave të larta të stinës dhe lënies ndezur të qirinjve nga të afërmit, vatrat e zjarrit gjatë verës në varrezat publike janë një problematikë e vazhdueshme.
Italia aprovon rregulla të reja për turistët
18 Qershor, 14:31
Mësohet se ka qenë ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të shërbimit publik ditën e sotme për shuarjen e zjarrit, e cila evitoi dëmtimin nga flakët të kësaj pjese të varrezave publike në Gjirokastër.

