Përmbyset ekskavatori që shembte pallatin në Kombinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2021, 16:04
Fadromat e IKMT-se te ndihmuara nga policet bashkiake, rrafshuan në zonën e Kombinatit, Tiranë, disa godina te prekura nga termeti i 26 nëntorit 2019, përfshi dhe një kishë ungjillore.
Përfaqësuesit e saj dhe sipërmarrës në zonë thanë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për shembjen e as garanci për godina te reja nga bashkia e Tiranës.
Në redaksinë e Ora News mbërriti një video ku eskavatori është rrëzuar mes rrënojave.
Në vendgjarje mbërritën dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët premtuan mbështetjen e këtij institucioni për shqetësimet e banorëve.
