Robert Alia sjell "Të pashmangshmen", ekspozita trajton konceptin e murit si mbrojtës dhe izolues nga e jashtmja
Robert Alia vjen me ekspozitën “E pashmangshme” në mjediset e Cod në Kryeministri. Ekspozita trajton ngjarje tronditëse sociale gjatë viteve të tranzicionit politik. Artisti qëndron përballë një muri ideologjik si kontekst i një dialogu të munguar apo në përballje për transformim si një pengesë, si një anti-komunikim.
"Inevitable" ose thënë në shqip “e pashmangshme” është ekspozita e artistit multidisiplinor Robert Alia në mjediset e Cod në Kryeministri.
Artisti qëndron përballë një muri ideologjik si kontekst i një dialogu të munguar apo në përballje për transformim, si një pengesë, si një anti-komunikim.
Ekspozita do të kurohet nga Klod Dedja, i cili u shpreh se kjo shfaqje ngjalli interes tek ai që në momentin e parë, duke u nisur dhe nga natyra rebele dhe eksperimentale e Dragotit.
"Roberti erdhi në Shqipëri dhe më tha Klod dua që të jesh kuratori im dhe dua që kjo ët bëhet në Cod. Një bashkëpunim magjik e qauj unë dhe për guximin për t'u futur pikërisht brenda një institucioni që ka dhe një titull special," tha Dedja.
Artisti foli për performancën tejet konceptuale që do të realizohet.
"Dhe bëhemi viktima të çdolloj situate politike, shoqërore ose thjesht familjare. Bëhemi, jemi të gatshëm të dështojmë dhe një herë tjetër," tha Alia.
Ekspozita trajton ngjarje tronditëse sociale gjatë viteve të tranzicionit politik.
"Erdhëm në këtë konkluzion këtu me murin. Unë gjithmonë e kam besuar dhe e kam parë eksperiencën time personale si nëj individ që është përplasur me muret," tha Alia
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun nga data 5 deri ne 19 Qershor.
