Pas 1 korrikut “rikthehet” kultura, axhendë e pasur me aktivitete të ndryshme
Pas datës 1 Korrik aktivitetet kulturore ,shfaqjet teatrale dhe institucionet e dedikuara kulturës do të rihapen. Zv ministrja e kultures, Meri Kumbe tregon se me masat e reja një sërë programesh e shfaqjesh do të vihen në skenë në të gjitha qytetet kryesisht ato turistike.
Aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale dhe institucionet e dedikuara kulturës do të rihapen pas datës 1 Korrik.
Zv/ministrja e Kulturës, Meri Kumbe, zbulon një pjesë të axhendës së programuar që do të shtrihen në të gjitha qytetet turistike, kryesisht bregdetare.
"Do të ketë disa koncerte në kuadër të aktiviteteve të turizmit kulturor, do ketë larmirshmëri duke marrë parasysh muzikën e dhomës, muzikë klasike, koncerte të ndryshme pop-rock".
Zv/ministrja thekson se periudha e pandemisë ishte shumë e vështirë për kulturën dhe implementimi i masave të reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve rigjallëroi në një formë artin edhe pse ende me kufizime në masën e spektatorëve.
Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, dy të arrestuar në Vlorë
6 Qershor, 10:44
Gjithsesi, teatri u shpreh Kumbe, ka qenë gjithmonë funksional, pavarësisht inekzistencës së godinës fizike.
"Kanë vazhduar provat, kanë qenë në prezencë online. Aktualisht janë duke punuar në ambjentet e Art Turbinës".
Më tej Zv/ministrja foli edhe për aplikimet e dy dosjeve të shqipërisë në UNESKO, të mbeshtetura nga fondi shqiptaro amerikan I zhvillimit.
"Mendojmë që e kemi bërë punën tonë shumë mirë dhe jemi duke pritur vendimin e këshillit shqyrtues në UNESCO dhe më pas të Komitetit që më pas merr vendimin për regjistrimin e dukurive në listat zyrtare të UNESCO-s. Aktualisht kemi çuar dy dosje, xhubletën dhe vallen e Tropojës."

