"Promovimi i Shqipërisë" Enada Hoxha: Balerinët nuk mund të presin klikimet që fitojnë këngëtarët

Balerina e njohur për publikun shqiptar, Enada Hoxha foli për projektin e fundit artistik për të cilin është duke punuar, bashkë më bashkëshortin Gerd Vaso dhe stafin e saj, në emisionin Ditë e Re, me moderatorë ArjolaShehu dhe Arjon Muça.

"Promovimi i Shqipërisë" Enada Hoxha: Balerinët nuk

Ajo thotë se synimi projektit është promovimi i Shqipërisë, kulturës, traditave dhe bukurive që ka vendi ynë, duke ndërthurur baletin me muzikë tradicionale vendase por dhe italiane.

"Kemi nisur projektin për te promovuar zonat e UNESCO. Kemi nisur me Gjirokastrën dhe do vazhdojmë me zonat tjera."

"Promovimi i Shqipërisë" Enada Hoxha: Balerinët nuk

Ajo tregon se realizimi i projektit ka marrë shumë kohë, pasi është një punë e madhe që përfshin zona të ndryshme kulturore, që mbartin histori.

Ajo thotë se ka marrë komente pozitive për projektin dhe se është pëlqyer nga shumë. Por thekson se balerinët nuk mund të marrin klikime ashtu sikur këngëtarët marrin.

"Promovimi i Shqipërisë" Enada Hoxha: Balerinët nuk

"Balerinët nuk mund të presin të kenë klikime apo shikime sa ka një këngëtar. Për këtë projekt është folur dhe mua me vjen mirë, sepse kam marrë komente edhe nga jashtë edhe nga njerëzit këtu. Kështu që mendoj, kemi arritur të bëjmë di5ka të mirë. Unë nuk them asnjëherë për veten, që kam bërë një gjë të jashtëzakonshme dhe nuk kam për ta thënë asnjëherë. Kemi marrë përsipër të gjitha zonat e UNESCO-s. Kemi shumë ide, mjafton të kemi mbështetje."