Ekspozitë me imazhe tronditëse nga vepra e Dante Aligerit , përkujtohet 700-vjetori i vdekjes së shkrimtarit
Një ekspozitë shëtitëse që përkujton 700 vjetorin e vdekjes së Dante Alighierit do të jetë e hapur për publikun në Institutin Edukativ Italian të Athinës nga data 9-30 qershor.
Athina është qyteti i dytë evropian pas Beogradit që pret shfaqjen, me titull "Dante hipermodern - Dante ilustrohet në botë, 1983-2021". Pas kryeqytetit grek, ekspozita do të çelet në Pragë, Moskë, Londër dhe Madrid.
Pesë ilustrues të njohur ndërkombëtarisht kanë marrë përsipër të përcjellin imazhet tronditëse të përshkruara nga Dante në veprën e tij monumentale "Komedia Hyjnore": Paolo Barbieri, Monica Baisner, Domenico Palantino, Tom Phillips dhe Emiliano Ponzi.

Artistët sjellin jetë të re në përshkrimet e poetit për Ferrin dhe Purgatorin, duke treguar se Dante "tejkalon kufijtë gjeografikë dhe kornizat e mendimit", tha ambasadori italian në Greqi Patrizia Falcinelli.
Ekspozita është kuruar nga Giorgio Bazzi, profesor i artit bashkëkohor në Universitetin e Firences. Instituti Arsimor Italian i Athinës ndodhet në Avenue Patission 47. Hyrja në ekspozitë është falas.
