Mblidhet parlamenti i ri i Malit të Zi

Parlamenti i ri i Malit të Zi është mbledhur sot për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve më 14 tetor, derisa nominimi i kryeministrit pritet të bëhet në ditët e ardhshme.Partia Demokratike e Socialistëve e liderit shumëvjeçar malazias Milo Gjukanoviç, që ka qeverisur shtetin pa ndërprerje për më shumë se dy dekada, do ta formojë sërish qeverinë.Kjo parti dhe partnerja e saj tradicionale, Partia Social-Demokratike kanë nënshkruar një marrvëshje me përfaqësuesit shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë, duke i dhënë koalicionit kontrollin e 45 ulësve nga 81 sa janë tërësisht në Kuvend.Nuk është e qartë, nëse Gjukanoviç, që ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeminstrit dy vjet më parë për të udhëhqur biznesin privat, por mbetet krytar i partisë, do t’’i kthehet postit në ekzekutiv.