Komisioni për siguri: Ministri Rexhepi i tejkaloi kompetencat
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka tejkaluar kompetencat dhe obligimet e tij që i ka me ligj, në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje me 17 dhe 18 tetor. Këto konstatime kanë dalë nga anëtarët e Komisioni për Punë të Brendshme.Disa nga ta kanë vënë në dyshim edhe përmbushjen e misionit të tij si ministër i Punëve të Brendshme, por gjithashtu kanë kritikuar edhe raportet që kanë sjellë ministria dhe Policia e Kosovës për ngjarjet që kanë ndodhur, duke i parë më shumë si raporte përshkruese.Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se raportet që janë pranuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe nga drejtori i Policisë së Kosovës janë raporte përshkruese të ngjarjeve të 17 dhe 18 tetorit, duke mos iu referuar ekskluzivisht kërkesës së komisionit, ashu siç ka kërkuar.Po sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkruar një letër të hapur presidentes Atifete Jahjaga, për siç ka thënë “të theksojë disa keqfunksionime shqetësuese të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës”.Ai iu ka referuar një dekalarate ku presidentja Jahjaga ka thënë se “Vetëvendosje ka bërë manipulim të masave, me rastin e aksioneve e protestave më 22 dhe 23 tetor”.“Shqetësues, në rastin e deklaratës suaj, nuk është qëndrimi personal i zonjës Jahjaga, por qëndrimi i Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas Nenit 83 të Kushtetutës së Kosovës, i cili trajton statusin e Presidentit citojmë: “Presidenti është Kreu i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.Mjafton ta lexoni këtë Nen të Kushtetutës për të kuptuar se nuk ju përket juve të mbani anë politike, apo të ngrini akuza të pabaza mbi një forcë politike që është aktualisht e treta në vend, e që është votuar prej dhjetëra mijëra qytetarëve të Republikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar presidentes.Ai ka kujtuar mënyrën se si është zgjedhur presidentja, në bazë të marrëveshjes tripartiake, duke theksuar se marrë parasyh këtë “nuk pritet që presidentja të përfaqësojë unitetin e popullit”.Kurti ka kritikuar edhe mbështetjen, që siç ka thënë ai, Jahjaga e ka dhënë për policinë, por nuk e ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.“Këto qëndrime, Zonja .Presidente, janë vërtet shqetësuese. Ju po silleni si një përfaqësuese e ekzekutivit policor, e jo si një përfaqësuese e unitetit kombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letër.Ai ka kërkuar edhe shpjegime për siç ka thënë “takimin me përfaqësues ilegalë të serbëve ne veriun e Kosovës”.