Thaçi: S'do ketë bisedime për statusin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se në takimin e nesërm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por nuk do të flitet për statusin e Kosovës.Në konferencën të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Zoran Millanoviç, Thaçi ka theksuar se Beogradi duhet të zgjidhë disa probleme, në mënyrë që dialogu të ketë sukses.“E para që duhet të ndodhë është zbatimi i marrëveshjeve teknike tëë arritura në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në dy vitet e kaluara dhe ajo që duhet të ndodhë në mënyrë urgjente është largimi i strukturave paralele të sigurisë, mbetjet e Millosheviçit në Kosovës, për të cilat gjithë bota e di, se financohen e kontrollohen nga Serbia”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se një çështje tjetër që në mënyrë urgjente të zgjidhet është fati i më shumë se 1800 të pagjeturve në Kosovë.I pyetur, nëse është i gatshëm që me Daçiçin të flasë për platformën e Serbisë për Kosovën, Thaçi ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë morale, politike e as ligjore që të zgjidhë çështjen e Kosovës.“Statusi i Kosovës është zgjidhur përgjithmonë me shpalljen e pavarësisë së saj”, është shprehur Thaçi.Kryeministri i Kosovës do të udhëtojë nga Zagrebi në Bruksel, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviç ka thënë se beson se qeveria në Beogard do të jetë pragmatike në bisedimet me Prishtinën.Ai ka thënë se Kroacia është e gatshme që të ndihmojë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës,nëse të dyja palët kanë besim, por, që nuk dëshirojnë që këtë ta imponojnë.