Shkupi i kthen përgjigje Athinës për memorandumin

Ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Sashko Stefkov i ka dorëzuar zëvendësministrit të jashtëm grek, Dimitris Kurkulas letrën në formë përgjigjeje për Memorandumin e dorëzuar muajin e kaluar nga ministri i jashtëm grek Avramopulos për mirëkuptim midis dy vendeve.Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos përmes një letre më 3 tetor i ka ofruar homologut të tij, Nikolla Popovski nënshkrimin e një Projekt – memorandumi për mirëkuptim midis Greqisë dhe Maqedonisë.Projekt – memorandumi përmban pika rreth çështjeve që tangojnë dy vendet tashmë gjatë kohë dhe nuk arrijnë kompromise, si respektimi i integritetit dhe pavarësisë, vërtetimi dhe respektimi i kufijve, vërtetimi i asaj se dy shtetet nuk kanë pretendime territoriale  dhe pika kyçe kompromisi për kontestin e emrit që do të përbënte një emërtim me përmbajtje gjeografike që do të ndante Republikën e Maqedonisë nga rajoni Maqedonia që gjendet në territorin e Greqisë.Në përgjigjen e dërguar nga autoritetet e Shkupit kërkohet që dyja vendet të fokusohen në atë që përbën idenë kryesore dhe qëllimin e përbashkët për integrimet evropiane, përmirësimi i mirëbesimit, promovimi i marrëdhënieve dypalëshe, forcimi i raporteve bilaterale si dhe mesazhet për vlerat e përbashkëta. Mediat proqeveritare kanë theksuar se pala e Shkupit nuk ka hyrë në vlerësimin e memorandumit grek, pasi që brenda tij janë shumë çështje që mund të fusin Maqedoninë në kurth.