Bullgari, ndërron jetë Patriarku Maksim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2012, 12:48
Ndërron jetë në moshën 98 vjeçare Patriarku Maksim i Bullgarisë, i cili udhëhoqi për 40 vjet me radhë Kishën Ortodokse të vendit.Këshilli i Shenjtë tha se partiarku vdiq si pasojë e një ataku në zemër mëgjesin e sotëm, në një spital të Sofjes.Maksim ishte zgjedhur në krye të Kishës Ortodokse Bullgare gjatë sundimit komunist.Pas rënies së komunizmit në vitin 1989, ai u bëri ballë përpjekjeve për ta larguar atë nga rebelët brenda kishës, të cilët thonin se ai nuk kishte legjitimitet.Ai arriti që ta bashkonte kishën pas shumë vitesh ndarje.