Arvizu: Politika të punojë së bashku, të lërë pas mosmarrëveshjet
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka kërkuar palëve të lënë pas mosmarrëveshjet dhe të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Në një intervistë për “Ora News” ambasadori Arvizu se dy liderët kryesorë duhet të punojnë për të mirën e vendit.“Fushata në SHBA ka qënë një fushatë për të cilën është luftuar fort dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është ajo që ata kanë thënë sot. Është një fushatë që bëhet gjithçka dhe kur gjërat përfundojnë ato kanë marrë fund. Pastaj janë njerëzit që udhëheqin dhe gjejnë një mënyrë që të bashkëpunojnë së bashku. Nëse më pyesni nëse ky është një mesazh edhe për politikën shqiptare. Unë them po është. Është mesazhi që dy drejtuesit të punojnë së bashku. Po patjetër ata duhet të punojnë së bashku, nëse njerëzit nuk e kërkojnë këtë atëherë si mund të presësh që liderët ta bëjnë atë nga vetëvetja” tha Arvizu.Ndërsa ka vlerësuar numërimin e shpejtë të votave në SHBA, ambasadori Arvizu theksoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri."Më ka bërë përshtypje që ata kanë bërë që të numërohen votat aq shpejt edhe në bazë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne kemi një teknologji të përparuar por ajo që po përpiqesha të thoja është që kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Të mos shohim të tejzgjatet për disa ditë numërimi i votave siç e pamë në 2011-ën pasi kjo nuk i shërben asnjë qëllimi. Shpresoj që një ditë do të përqëndrohen në cilësinë teknike. Vetë procesi i numërimit të votave është i rëndësishëm dhe më e rëndësishmja është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ndërkombëtarët do të thonë që populli shqiptar me të vërtetë ka folur dhe në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe kjo është e rëndësishme” tha Arvizu.Të njëjtën mesazh për numërimin e votave ka përcjellë edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.Në një intervistë për “Ora News” ambasadori Wollfarth theksoi se shpreson që një process i shpejtë i numërimit të votave të ndodhë edhe në Shqipëri.“Votat në Amerikë janë numëruar dhe tashmë është Obama që u rikonfirmua si president. Ne kemi parë se sa shpjet janë numëruar votat por shpresoj që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri. Dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të punojnë për këtë ditë që është edhe momenti kur shkohet dhe hidhet vota. Pas përmbylljes së fushatës zgjedhore duhet të punohet për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishme” theksoi Wollfarth.