SHBA akuzon sërish Kinën për sulme kibernetike

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka akuzuar Kinën për sulme kibernetike.Hagel, duke folur gjatë një samiti të sigurisë në Singapor, se disa nga sulmet kibernetike janë të lidhura me qeverinë dhe ushtrinë kineze.Uashingtoni dhe Pekini për vite të tëra kanë fajësuar njëri-tjetrin për përfshirje në sulmet kibernetike. Por, Hagel gjatë fjalimit të tij, tha se Uashingtoni është i vendosur që të punojë në mënyrë më rigoroze me Kinën për të themeluar normat ndërkombëtare të sjelljes së përgjegjshme në hapësirën kibernetike.Komentet e Hagelit të vijnë pasi mediat amerikane publikuan në fillim të javës hollësi që kishin rrjedhur nga një raport i Pentagonit, ku pretendohej se hakerat kinezë kanë në dispozicion një program sekret të armëve të SHBA-së. Ushtria kineze tha se kishte gjykime të gabuara në këto pretendime.