Kinë, zjarr në fabrikë, 119 të vdekur

Të paktën 119 persona humbën jetën nga një zjarr në një pulari në Kinë, bënë të ditur burimet zyrtare. Zjarri përshkoi pularinë e ndodhur në Dehui, krahina e Jilinit, të hënën në orët e para të mëngjesit kur nga paniku puntorët që ndodheshin brenda bllokuan dy dyert e daljes emergjente që si pasoj ndikoi në rëndimin e bilancit të tragjedisë.Aktualisht, autoritetet janë duke hetuar arsyen se përse ndodhi kjo fatkeqësi, ndërsa disa dëshmitarë folën për dëgjimin e disa shpërthimeve, përpara se flakët të përfshinin të gjithë ambientet. Sipas mediave kineze, shperthimet mund te kenë nisur nga një problem elektrik apo rrjedhje të amoniakut.Ato thonë se numri pritet të rritet pasi zjarrfikësit nuk kanë përfunduar ende punën në ndërtesën. Dhjetra të plagosur janë dërguar në spital, por serioziteti i lëndimeve të tyre mbetet i paqartë.Qeveria provinciale tha se ka dërguar më shumë se 500 zjarrfikës dhe të paktën 270 mjekë dhe infermierë në vendngjarje, për evakuimin e zonës përreth që banojnë rrerth 3,000 njërëz ,si një masë paraprake, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.Kjo është fatkeqësia më e rëndë e shkaktuar nga zjarri në Kinë që prej vitit 2000, kur 309 persona humbën jetën në një zjarr që shkrumboi një sallë vallëzimi në Luojang, në Henan.