Hague: Marrëveshja me Kosovën, hap i madh

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague në vizitën e tij në Beograd tha se Serbia ka treguar përgjegjësi të plotë dhe seriozitet. Hague u shreh optimist se Serbia do të marrë një datë për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE nga Këshilli Evropian ne fund të qershorit.Në një takim me homologun e tij serb Mrkic Ivan, Hague tha se qeveria serbe ka bërë pikërisht atë që ajo tha që do të bëjë gjatë këtyre muajve të fundit të bisedimeve intensive, dhe se Brukseli dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur këtë.Mrkic ka informuar dipllomatin britanik për të gjitha aktivitetet Serbia po ndërmerr në zbatimin e marrëveshjes së saj me Prishtinën.Hague dhe Mrkic biseduan gjithashtu rreth takimit ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të caktuar të mbahet të premten në qytetin e Ohrit në Maqedoni, ku Hague ka përshëndetur vendimin për të shkuar përpara pas anullimit të samitit nga presidenti maqedonas gjeorgje ivanov.Samiti u anulua pasi tre shtete - Serbi, Bosnjë-Hercegovina dhe Rumania kundërshtuan një ftesë për Kosovën. Ndërkohë, që presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë bojkotuan samitin.Hague në vizitën një-ditore në Serbi, është takuar me presidentin Tomislav Nikolic, kryeministrin Ivica Dacic dhe Zëvendës kryeministrin e parë të Serbisë Aleksandër Vuçiç.Ky i fundit shprehu para diplomatit se Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e një date fillimi për bisedimet e hyrjes në BE, ndërsa Hague bëri thirrje për një zbatim efektiv të marrëveshjes së Brukselit.Progresi në terren do të jetë një garanci për avancimin e mëtutjeshëm përgjatë rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe sigurinë dhe stabilitetin për qytetarët e Serbisë, Hague theksoi.Kryeministri serb Ivica Daçiç dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague se dialogu Beograd-Prishtinë solli një hap të madh drejt zgjidhjes për problemet në Kosovë dhe drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.