Tanzania njeh Kosovën, Pacolli: Merita është e imja

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, ka deklaruar për Telegrafin se shteti i Tanzanisë te enjten e ka njohur Republikën e Kosovës.“Me këtë shtet kam punuar shumë, që të arrihet kjo njohje për shtetin më të ri në Evropë”, ka thënë ai.“Unë jam angazhuar maksimalisht, duke udhëtuar shumë herë në shtetin afrikan, si në cilësinë e deputetit dikur, e po ashtu edhe në cilësinë e zëvendëskryeministrit të cilin e ushtroj tash për ta marrë njohjen për Kosovën”.