Ligji antidiskriminim në Greqi, dy partitë qeveritare nuk gjejnë mbështetje
Në Greqi vazhdojnë debatet mbi projektligjin anti-racizëm. Partia kryesore e opozitës së majtë, SYRIZA, ka vendosur të mos mbështesë dy partitë e vogla të koalicionit qeverisës PASOK dhe DIMAR mbi projekt-ligjin anti-racizmit që ata duan ta çojnë në Parlament për ta votuar.Liderët e PASOK dhe DIMAR kanë një ftohje ndaj kryeministrit grek Andonis Samaras, pasi ky i fundit ka refuzuar të mbështesë legjislacionin e hartuar nga ministri i Drejtësisë, Roupakiotis Antonis.Të dy partnerët e koalicionit janë të vendosur për të dorëzuar projektligjin në parlament, por kalimi i tij do të jetë një mision i pamundur.Qëndrimi i SYRIZA-s shkaktoi reagime tek DIMAR dhe PASOK, të cilët akuzuan liderin Alexis Tsipras se është një vegël e Samaras."Tsipras po bëhet një vegël e Demokracisë së Re dhe Samaras," tha zëdhënësja e PASOK-ut."I bëj thirrje Tsipras për të ndaluar këto truket dhe për të votuar për projekt-ligjin në fjalë," tha udhëheqësi i DIMAR, Fotis Kouvelis.Ky ndyshim i papritur i Kryeministrit grek ka ngjallur reagime edhe në Bruksel, ku zyrtarë kanë theksuar se veprime të tilla janë një kërcënim për demokracinë.