Paralizohet Greqia/ Grevë e përgjithshme, kërkesat e qytetarëve

Sindikatat e punëtorëve në Greqi kanë njoftuar se sot do të nisin grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke i bërë thirrje qeverisë të tërheqë, projektligjin anti-punëtor dhe anti-sindikatë.

Në grevë do të marrin pjesë punonjësit e transportit publik, punonjësit e turizmit, stafi i spitaleve publike, pedagogë, mësues, avokatë, juristë dhe gjyqtarë, informon 'Proto Thema'.

Për shkak të grevës, institucionet shtetërore, zyrat e tatimeve, bashkitë, prefekturat dhe ministritë do të kenë funksione të kufizuara.

Qytetarët demonstrojnë kundër:

Heqjes së 8 orarëshit në punë

Kontratave individuale të punës

Heqjes së Organit të Inspektimit të Punës

Heqjes së ligjit 1264 dhe sulmit ndaj sindikatave