(Video) Parashutisti zbret në mes të fushës, arbitri i jep karton të verdhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2021, 08:51
Një parashutist bëri një ulje emergjente në një fushë futbolli gjatë një ndeshje në Elblag, Poloni, raporton Reuters.
Arbitri e mori me shaka të gjithë situatën dhe i dha parashutistit një karton të verdhë, duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta.