Në burg përjetë, reporteri i AFP: Mlladiç qau në gjykatë kur iu komunikua vendimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 19:00
Krimineli i luftës, Ratko Mlladiç, nuk i ka mbajtur dot lotët në sallën e gjyqit pasi dëgjoi se Dhoma e Apelit e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
“Ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiç qau ndërsa ishte ulur në bankën e të akuzuarit gjatë vendimit përfundimtar mbi një apel kundër dënimit të tij për gjenocid mbi masakrën e Srebrenicës më 1995”, njoftoi një reporter i agjencisë franceze të lajmeve, AFP.
Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë. Leximi i vendimit zgjati rreth një orë.
Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiçit.
Më 22 nëntor 2017, krimineli Mlladiç u shpall fajtor për herë të parë, për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.


