"Përbindëshi Mladiç do të vdesë në burg", reagimi i bashkëshortit të ministres Gërvalla

Stefan Schwarz, burri i kryediplomates kosovare Donika Gërvalla, i cili në vazhdimësi ka qenë i zëshëm për dënimin e krimeve të kryera në Bosnje e Hercegovinë, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç.

Schwarz e ka quajtur “përbindësh” Ratko Mlladiçin dhe ka shkruar në gjuhën boshnjake se “Po, ai do të vdes në burg”.

Të njëjtën frazë ai e ka shkruar edhe në gjuhën angleze.