Zbulohet plantacioni me kanabis në Greqi, arrestohen dy persona, njëri prej tyre shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 22:34
Një plantacion me fidanë kanabisi u zbulua në një zonë të pyllëzuar në Agios Theodoros, Korinth.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë një operacioni policor që u bë në zonë, u gjetën dhe u shkulën 199 fidanë. Mediat raportojnë se janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri rus.
Dy të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë në zonë u gjetën materialet e kultivimit, pajisjet, mirëmbajtja dhe furnizimi me ujë i të korrave, të cilat u konfiskuan.
Operacioni u zhvillua në orët e mbrëmjes së datës 5 dhe 6 qershor, ndërsa bimët e kanabisit të gjetura kishin arritur lartësinë e 65 centimetrave.

