Nesër në Tiranë samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Albin Kurti do të jetë i pranishëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do mbahet ditën e nesërme në Tiranë, konfirmon zyra e medias e kryeministrit. 

Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahet nesër në orën 10:30, ndërsa konferenca për shtyp e liderëve do të mbahet në orën 12:00-12:30.

 

Nesër në Pallatin e Brigadave Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.