Kurti dhe Vuçiç takohen më 15 qershor
Nga REL Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 12:46

Kosova dhe Serbia pritet të rinisin më 15 qershor dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
E marta tjetër do të jetë data kur kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do përballin njëri-tjetrin për herë të parë.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha se pritet angazhim nga të dyja palët për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të parë bashkërisht drejt së ardhmes europiane.
Bisedimet Kosovë-Serbi ngecën vjeshtën e kaluar pasi Prishtina iu drejtua zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa palët kanë vazhduar me deklarata kontradiktore për sa i përket akordeve të mëparshme, veçanërisht për statusin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

