Video/ Publikohen pamjet e momentit kur vritet 32-vjeçari shqiptar, humb jetën vetëm disa minuta pasi e qëlluan

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 32-vjeçarit Aris Papas vetëm pak ditë pas vrasjes, që tronditi Greqinë.

Sipas videos të publikuar shihet se, Papas, i cili teksa konsumon diçka në një bar, aty pranë afrohet një person., i cili qëllon disa herë  në një distancë shumë të afërt.

Si pasojë, 32-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa me vështirësi, arrin të futet në ambientet e brendshme të lokalit, duke iu shpëtuar plumbave të tjerë. Më pas, Papas, shikon jashtë nëse kanë ikur autorët dhe pas disa minutash, shqiptari nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda duke ndërruar jetë.

Nga krahu tjetër, klientët e punonjësit e lokalit shihen teksa largohen me shpejtësi.

 

Aris Papas, u ekzekutua pasditen e 30 Majit, në një lokal. 32-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë tre atentateve në të kaluarën, ndërsa i fundit, ka qenë vetëm pak muaj më parë

Sipas mediave greke, emri i tij është i njohur si një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës.

Për këtë fakt, e teksa i druhej një atentati, ai vazhdimisht lëvizte me anti-plumb, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vrasje, e cila ndodhi në mes të ditës e në qendër të Athinës ka tronditur jo pak qytetarët, ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët që vranë shqiptarin.