Kopshti i presidencës "vishet" me ngjyra, çelet ekspozita e artistes dhe aktivistes së shoqërisë civile

Në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në kopshtin e Institucionit të Presidentit u promovua sot ekspozita me piktura e aktivistes së shoqërisë civile dhe artistes pamore nga Librazhdi, Bardha Alimeta, e cila drejton shoqatën “Një grua ndryshe”.

Veç vlerësimit artistik, Meta thotë se Alimeta është edhe një aktiviste e palodhur e mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe fuqizimit të rolit të saj në shoqërinë shqiptare.

Meta: Sfidat e grave janë të shumta, nga vështirësitë e mëdha në tregun e punës në pabarazinë në paga, nga dhuna në familje në paragjykimet shoqërore, nga diskriminimi gjinor në mungesën e barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik.Këto problematika bëhen akoma më të mprehta në zonat rurale apo në qytetet modeste të Shqipërisë. Me shoqatën e saj ‘Një grua ndryshe’, Bardha ka bërë shumë për zgjidhjen e problemeve sociale të grave në qytetin e Librazhdit, duke i nxitur ato të kenë besim në vetvete dhe të luftojnë fort për atë, që duan të realizojnë në jetë.

Mes shumë përpjekjesh, sfidash e barrierash,  Meta thotë se ekspozita e Bardha Alimetës na jep shembullin më të mirë se puna, pasioni, përkushtimi dhe dashuria për gjërat që i do fort, bëjnë të mundur çdo sukses në jetë për çdo grua dhe vajzë shqiptare.

Kopshti i presidencës "vishet" me ngjyra, çelet ekspozita

Kopshti i presidencës "vishet" me ngjyra, çelet ekspozita

Kopshti i presidencës "vishet" me ngjyra, çelet ekspozita

Kopshti i presidencës "vishet" me ngjyra, çelet ekspozita