Kadare, Qytetar Nderi i Fierit: Faleminderit për këtë pritje kaq të bukur, kaq shqiptare

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar me Titullin e Nderit nga Bashkia e Fierit. Autori i njohur shqiptar ishte prezent në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ndërsa tha se titullin e sheh si një vlerësim nga lexuesi.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është rikthyer pas 30 vitesh në qytetin e Fierit.

Gjeniu i letërsisë shqipe është nderuar me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”.

Ceremonia nisi me himnin kombëtar të interpretuar nga tenori Kastriot Tusha.

Shkrimtari, Ismail Kadare, shprehu falënderimet e tij për atë që e vlerëson si nderim nga lexuesit.

Kadare, Qytetar Nderi i Fierit: Faleminderit për këtë pritje kaq

Kadare: Jam i lumtur që jam midis jush.Për shkrimtarin sado i gëzuar të jetë, dashuria, mirëkuptimi dhe ngazëllimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë. Ju falenderoj nga zemra për të këtë pritje kaq të bukur, kaq të ngrohtë, kaq shqiptare.

Gjatë takimit mesditën e së enjtes, aktorë të njohur vunë në skenë disa nga veprat e njohura të Kadaresë.