Ekspozita për David Bowie, artefakte të rralla të muzikantit legjendar ekspozohen në Paris
Një ekspozitë mbi muzikantin legjendar David Bowie është çelur në Paris dhe ekspertët e vlerësojnë si një thesar. Artisti, i cili u nda nga jeta 5 vjet më parë, nuk interpretoi kurrë në skenën e Pallatit, por muzika e tij ishte e pandarë në jetën parisiene të viteve 1980.
Për herë të parë në Paris është çelur një ekspozitë me artefakte të muzikantit legjendar David Bowie.
I njohur si eksplorues i disa zhanreve muzikore, si "hard rock", pop, muzikës "soul" dhe "punk" më një karrierë 40-vjeçare, artisti ka lënë pas një trashëgimi shumë të çmuar muzikore.
Kjo ekspozitë, që do të qenrojë hapur deri më 31 gusht, shfaq sende të rralla të Boëie të grumbulluara gjatë dekadave nga dy koleksionistët, njëkohësisht fansa të këngëtarit, Jean-Charles Gautier dhe Yves Gardes.
"Në 1975, Charles Gautier shkon në qytetin e lindjes të Boëie, Londër, pretendon të jetë kushëriri i tij në administratë dhe kërkon një certifikatë lindje nga David Robert Jones, emri i muzikantit në regjistrin civil", tregon me buzëqeshje Eric Tandy, kurator i ekspozitës . Ky dokument i pabotuar u ofrohet vizitorëve menjëherë pas hyrjes.
"Në New York, Jean-Charles u ngjit në pedimentin e një teatri për të hequr posterin “The elephant play” ku po luante Boëie ," vazhdon Eric Tandy.
Ekspozita përmban ekzemplar pikant nga Japonia dhe perlat evropiane, si kjo batanije spanjolle me grepin e lezetshëm retro komercial, "fuqia e muzikës së re" si dhe një shall i klubi futbolli, me fytyrën e krijuesit të "Space Oddity".
Muzikanti i njohur si një nga ikonat e muzikës angleze, u nda nga jeta 5 vjet më parë në moshën 69 vjeçare pasi publikoi albumin e tij të 25-të, "Blackstar". Në këtë album, të cilin kritikët e muzikës e cilësuan si veprën e tij më të mirë në vite, Bowie ka gërshetuar elementë të muzikës xhaz dhe rock.

