Hitaj: PS e shikon Metën si pengesë për mandatin e tretë, nuk i do zërat kritikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 21:40
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se PS e shikon Metën si pengesë për mandatin e tretë dhe se shkarkimi i tij është sinjal që mazhoranca aktuale nuk i duron dot zërat kritikë.
Hitaj: Shumë deputetë nuk e kishin lexuar raportin. Një deputet i opozitës së re e akuzonte Presidentin se nuk kishte garantuar votën e emigrantëve. Kishte çudi të mëdha parlamenti këtë të mërkurë. Nuk mendoja se do shkonte kaq larg, në pikë kritike Rama dhe Meta e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Është një luftë politike, mazhoranca nuk e bën këtë betejë se i dhimbset Kushtetuta. PS e shikon Metën si pengesë për mandatin e tretë. Është sinjal që mazhoranca aktuale nuk i duron dot zërat kritikë.
