Shkarkimi i Metës, Koka: Presidenti është lodhur duke kapur dhe nxjerrë nga lumi çdo gur që hedh Rama
Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e RTV ora me gazetaren Beti Njuma ka diskutuar mbi çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta ditën e sotme nga Parlamenti.
Koka u shpreh se e gjithë fabula, e cila u ngrit me urdhër të kryeministrit Rama është mbështetur te qëndrimet e Presidentit.
Koka: "E gjithë fabula që u ngrit me urdhër të kryeministrit Rama gjatë fushatës dhe pas fushatës për ta shkarkuar Presidentin janë thjesht qëndrimet e tij. Ilir Meta ka mbajtur deklarata dhe qëndrime të forta. Zakonisht Kushtetuta parashikon kur Presidenti çmendet, kur Presidenti kapet në flagrancë duke kryer një krim. Deklaratat nuk janë veprime antikushtetuese. E gjithë vlera reale e nismës së Presidentit të Republikës është deklarata e Selami Jenisherit që ta shkarkojmë Presidentin se nuk na la të sillnim të votonin nipat tanë pensionistë."
Përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari Koka tha se shpreson që të merret një vendim i drejtë jashtë çdolloj presioni, të cilitdo lloj aktori që ka mundësinë për të ushtruar presion.
Koka: "Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të arrijë të marrë një vendim jashtë presioneve që kemi parë gjatë këtyre kohëve. Shpresoj që Gjykata të marrë vendime jashtë çdolloj presioni të cilitdo lloj aktori që ka mundësinë për at ushtruar këtë aksion. Nëse kjo ndodh kjo do të ishte një gjë e mirë. Është Gjykata që do vendosë që pretendimet e ngritura nga organi i akuzës me në krye kryeministrin e Shqipërisë janë apo jo të qenësishme. Deri atëherë Presidenti është i pafajshëm. Presidenti është lodhur duke kapur dhe duke nxjerrë nga lumi çdo gur që hedh Edi Rama aty."
Koka u shpreh se sjellja e kryeministrit ditën e sotme, që mori fletën e votimit dhe e firmosi në foltoren e Kuvendit ishte jashtë protokollit të procesit të votimit.
Koka: "Më shumë se qesharake sesa fjalimi i Jenisherit dhe le të themi shumë e rëndë për seriozitetin e Parlamentit ishte fakti që kryeministri nuk e respekton as protokollin e procesit ët votimit. E merr fletën e votimit dhe e firmos te foltorja e Kuvendit .Kryeministri për turpin e vet, me urdhart e vet tallet po vetë më ata që i ka vënë aty, i ka orkestruar të tallen. Mos të vemë në diskutim pastaj se sa i vlen lëkura kryetarit të komisionit hetimor bashkë me ata që kishte anëtarë nga mbrapa."
Kuvendi votoi ditën e sotme, me 104 vota pro shkarkimit të Presidentit të vendit, zotit Ilir Meta.
