“Kafja e Madhe” shembet për tu ringritur, do ruhet vetëm fasada

“Kafja e Madhe”, e cilësuar si një prej godinave ikonike jo vetëm për historinë por edhe kulturë në Shkodër, është shembur në kuadër të projektit të rikonstruksionit.Vetëm fadasa e stilit austrohungarez e projektuar nga mjeshtri Kolë Idromeno do të mbetet e paprekur.

“Kafja e Madhe” në Shkodër,  godinë ikonike dhe shtëpi e intelektualëve po i nënshtrohet një rikonstruksioni në kuadër të të cilit një pjesë është shembur.

Fasada e stilit austrohungarez e përdorur nga arkitekti Kole Idromeno do të mbetet e paprekur, ndërsa pjesa tjetër do të ringrihet sipas projektit të miratuar në vitin 2016.

Majlinda Laçaj: Verifikohet shumë mirë dhe nga projekti i 2016 që fasada duhet ruajtur.

Por punimet për momentin janë pezulluar. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër sqaron se vendimi është marrë për shkak të mos përfundimi i projektit brenda 12 muajve siç e parashikon për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Majlinda Laçaj: Duhet bashkangjitur patjetër një leje nga Bashkia dhe një leje dhe miratim propjekti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Pronarët e "Kafes së Madhe" dhe arkitekti Artan Shkreli thonë se pjesët e shembura nga godina nuk nuk ofronin asnjë siguri, ndërsa ndërhyrja sipas tyre bëhet mbi filozofinë që e projektoi dhe ndërtoi vetë Kolë Idromeno, por duke i dhënë dimensionet që sot koha dikton.

Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra.

 Fillimisht quhej kafe “Adriatik”. Më pas u quajt kafe-hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. 

Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”.