U pranua si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave, Kim uron Ermonela Jahon

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka uruar Ermonela Jahon, pasi kjo e fundit është pranuar si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave.

"Urime Ermonela Jaho! Faleminderit që keni përdorur talentin tuaj për të ndriçuar një dritë të ndritshme, të bukur në këtë botë. Tifozët tuaj amerikanë janë po aq krenarë për ju sa tifozët tuaj shqiptarë!"- shkruan Kim. 

Akademia e Shkencave pranoi sot 17 personalitete të jashtëm që do të kontribuojnë si ekspertë të fushave të tyre.

Mes emrave është sopranoja me fame botërore Ermonela Jaho. Ndërkohë kjo e fundit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shprehet se ndihet mjaft e lumtur për postin që ka marrë.

"E prekur pa mase dhe e perkulur per nderin e madh te pranimit si anetare e jashtme e Akademise se Shkencave te Shqiperise. Ju faleminderit"-shkruan Jaho.