Ekspozita e Diço Zografit, 12 ikonat do të jenë për 2 javë në Muzeun Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita me temë “Ikonat e Diço Zografit”. Ekspozita përmban 12 ikona të ikonografit Diço Zografi, të cilat ekspozohen për herë të parë, “Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan, si edhe disa objekte prej ari dhe argjendi. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh se kjo ekspozitë sado e vogël do të hedhë një hap drejt një bashkëpunimi edhe me ekspertë të huaj dhe do të jetë pjesë e një koleksioni, që do të fillojë me restaurimin e nevojshëm të ikonave në laboratorin e Muzeut të Artit Mesjeta.

Në kuadër të muajit të Europës në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita me temë “Ikonat e Diço Zografit”.

Ekspozita përmban 12 ikona të ikonografit, Diço Zografi, të cilat ekspozohen për herë të parë, “Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan, si edhe disa objekte prej ari dhe argjendi, mbulesa ikonash, kapakë ungjilli etj.

Dorian Koçi: Përmban një numër ikonash me origjinë nga kisha e Shënkollit të Elbasanit, të cilat i përkasin piktorit Diço Zografi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se kjo ekspozitë sado e vogël do të hedhë një hap drejt një bashkëpunimi edhe me ekspertë të huaj dhe do të jetë pjesë e një koleksioni, që do të fillojë me restaurimin e nevojshëm të ikonave në laboratorin e Muzeut të Artit Mesjeta.

Elva Margariti: Kemi një histori që duhet shpalosur, një histori që mbart në vetëvete ashtu si vetë elementët që pasqyrojnë shenjtorët, një element mistik, ashtu është edhe figura e Diço Zografit që sot vjen si një kërkesë për ta njohur akoma më afër dhe si një kërkesë për të hulumtuar akoma dhe më tepër për të.

Piktori, Diço Zografi, vitin e kaluar kishte 200 vjetorin e tij të lindjes, që u festua në Maqedoninë e Veriut, ku ka edhe pjesën e tij më të madhe të koleksioneve.