Ndryshimi i klimës po shkatërron pikturat më të vjetra të shpellave në botë

Kërkimet arkeologjike kanë treguar se veprat më të vjetra artistike parahistorike në botë, të zbuluara në Indonezi, po zhduken. Ndryshimi i klimës është shkaku.

Në shpellat në ishullin indonezian Sulawesi, arkeologët kanë zbuluar artin më të vjetër të njohur të shpellës, që daton deri në 44,000 vjet. 

Ky rekord i jetës dhe zakoneve antike ishte në një gjendje relativisht të mirë në vitet 1950 por në dekadat e fundit, ai është zhdukur me një shpejtësi alarmante. 

Përkeqësimi i tij po përshpejtohet me ndryshimin e klimës.

Universiteti Griffith në Queensland të Jug-Lindjes, Australi ka bërë që kërkimi të zbulojë arsyet e këtij ndryshimi. 

Së bashku me një ekip të shkencëtarëve arkeologjikë australianë dhe indonezianë, specialistë të ruajtjes dhe menaxherë të trashëgimisë, kanë  dokumentuar arsyet për humbjen e pikturave gëlqerore në 11 shpella në Maros-Pangkep.

Studimi i botuar së fundmi thotë se një nga faktorët që i vë në rrezik këto piktura antike indoneziane është se ato janë të vendosura në tropikët, ku ngrohja globale mund të jetë deri në tre herë më e lartë se në Evropë.