"Për inat të sime vjehrre fle me mullixhiun" Kristo: BE kritika Ramës për afrimin me lindjen

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se Rama i ka qejf këto çështjet që të ndërhyjë në punët ndërkombëtare.

Kristo: Rama i ka qejf këto çështjet që të ndërhyjë në punët ndërkombëtare. E ka qejf shumë këtë rolin e negociatorit ndërkombëtar dhe kam përshtypjen se i shkon shumë, dhe do të marrë një të ardhme në këtë aspekt.

Ca kohë donte të zgjidhje çështjet mes Greqisë dhe Turqisë, një çështje me përmasa shumë të mëdha. Ne e dimë mirë se nuk jemi gati për në BE. Do të ishte mirë që të hapeshin negociatat qysh sot, dhe shpresojmë që Rama na ndriçon bullgarët dhe ndryshojnë ata qëndrimin historik.

Sa herë bën Rama nga këto që për inat të sime vjehrre do të shkoj të fle më mullixhiun, gjithmonë BE-ja ka pasur kritika dhe ata e kanë thënë hapur se nuk janë serioze këto qëndrime, se duket se Rama ka fuqinë sikur mund të luajë me perëndimin.